Kryeministri Edi Rama në Ditën Botërore të Turizmit ka postuar në rrjete sociale një videokartolinë, që pasqyron bukuritë natyrore të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë të realizuar për Ditën Botërore të Turizmit, që sjell bukuritë e zonave tona të mbrojtura, nga majat e Alpeve, te liqenet, lagunat dhe bregdeti magjik, ju uroj një të diel të paqtë,” shkruan Rama në postimin e tij.