-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i DASH, Këlliçi: Skaner kundër mashtrimeve e propagandës qeveritare

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri. Këlliçi me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se raporti është një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare.

Ai thotë se raporti tregon se si korrupsioni është pengesë konkrete në ekonominë shqiptare. Këlliçi thekson se Partia Demokratike beson tek sipërmarrja e lirë, tek rritja ekonomike e bazuar në lirinë e biznesit për qytetarët shqiptarë dhe investitorët e huaj.

“Raporti tregon se si korrupsioni është pengesë konkrete në ekonominë shqiptare, e jo vetëm temë e diskursit publik opozitar.

Korrupsioni në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e padrejtë dhe e shtrembëruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, pengesat në të drejtën pronësore, zbatimi i dobët i kontratave, janë të gjitha përgjegjësi direkte e një qeverisje të mbrapshtë dhe të dështuar 12 vjeçare, e cila riciklon fytyrat, por jo qasjen destruktive kundrejt shtetformimit.

Në raport po ashtu specifikohet se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.

Raportet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë ose pengojnë investimet në Shqipëri.

E drejta pronësorë, sipas raportit, vijon të jetë një sfidë në Shqipëri, ku është vështirë të sigurohet titulli i qartë i pronës dhe kompensimi për tokat e konfiskuara nga sistemi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm!

Garantimi i të drejtës pronësore do duhej të ishte baza e çdo politike qeveritare që synon një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të investimeve të huaja direkte, të besimit të investitorëve tek Shqipëria.”, shprehet Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit