Në sfidën e javës së pestë të Serie A, Roma arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Veronës në stadiumin “Olimpico”, duke regjistruar fitoren e katërt në kampionat dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 12 pikë.
Takimi u zhbllokua shpejt, me golin e Arten Dovbyk në minutën e 7-të, i cili i dha qetësi verdhekuqve. Roma dominoi pjesën tjetër të lojës dhe vulosi suksesin me një tjetër gol, këtë herë nga Soule në minutën e 79-të.
Verona tentoi të rikthehej në lojë në kohën shtesë, por goli i Orban u anulua për prekje me dorë pas ndërhyrjes së VAR-it.
Në javën e ardhshme, Roma do të përballet në transfertë me Fiorentinën, në një tjetër sfidë të rëndësishme për qëndrimin në kreun e renditjes.