Në dy ndeshjet e fundit të javës së pestë të Superiores, Vllaznia arriti një fitore bindëse 2-0 ndaj Vorës në Shkodër.
Golin e parë e shënoi Bekim Balaj nga penalltia në minutën e 28-të, ndërsa në pjesën e dytë, Murataj vulosi fitoren me një gol me kokë.
Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Vora renditet e pesta me 7 pikë.
Ndërkohë në Vlorë, Flamurtari u mposht 1-2 nga kampionët aktualë të Shqipërisë, Egnatia, që morën tri pikët e vlefshme në transfertë.