-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është vlonjati që ekzekutoi biznesmenin italian për dritat e gjata

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës dhe ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale kanë çuar në zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të 26 shtatorit, në aksin rrugor “Nivicë–Salari”, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni italian Edoardo Sarchi 44 vjeç. Trupi i pajetë i tij u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”.

Pas ngritjes së një grupi të posaçëm hetimor, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, Kamber Sulçe 48 vjeç, banues në Mesaplik të Vlorës. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti verbal për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit të dyshuar për dritat e gjata të makinës i cili më pas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Sarchit dhe personave që e shoqëronin, ndërsa ndodheshin pranë automjeteve të tyre. Si pasojë e të shtënave, italiani ka humbur jetën në vend. Autori është ende në kërkim.

VIDEO dhe prova/ Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit italian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit