-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Flet Zegjine Çaushi: Do bëheni të gjithë si Gazi

Kryesoret

Zegjine Çaushi, deputetja e Partisë Socialiste, ka folur për herë të parë në Kuvend në seancën e kësaj të hëne. Ajo ju drejtua opozitës për t’u kthyer në normalitet. Pas ndërhyrjes së deputetëve të PD-së, Çaushi iu drejtua duke thënë se të gjithë deputetët e PD do të përfundojnë si Gazment Bardhi.

“Të nderuar kolegë deputetë, është e papranueshme që edhe në këtë seancë të dëgjojmë të njëjtin fjalor. Nuk ka vend për falje, por këtu ne jemi pasqyra e atyre mijëra qytetarëve që na ndjekin nga pas. Kjo sjellje nuk mund të pranohet që të vazhdojë në çdo seancë. Mund ta kuptojë rregulloren edhe një jo jurist edhe pse keni shumë në grupin tuaj parlamentar.

Keni disa seanca që e kërkoni fjalën për procedurë dhe për atë që niset seanca për atë që niset seanca për të rregulluar procesverbalin, por askush nga ju nuk është ngritur dhe të thotë kjo fjalë e shkruar në procesverbal është shkruar drejtë, por jeni marrë vetëm me ofendime. Ju e kthyet atë seancë të parë në kaos. Të lutem të kthehemi në normalitet me konsensus”, tha Çaushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit