Vazhdon debati në parlament. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u shpreh se qeveria po zhvillon seanca 5-minutëshe thjesht për të shënuar prezencën, ndërkohë që shqiptarët presin debat të vërtetë për çështjet politike, ekonomike dhe sociale.
“Është e disata seancë, që kur ka filluar kjo legjislaturë që ju po talleni me këtë Kuvend dhe po talleni me shqiptarët.
Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese, 5 minutëshe që i zhvilloni ju, sa për të thënë që ka seancë, ndërkohë që ata presin që këtu kryeministri të flasë për programin e qeverisë.
Të falsin këta narkoministra, këtu, pas narkokryeministrit dhe të ju flasin, të ju thonë shqiptarëve se, çfarë ka ndërmend të bëjnë.
Shqiptarët presin që sot të diskutohet në këtë parlament, situata e nderë politike, ekonomike dhe sociale e shqiptarëve.
Procesverbali, ndërkohë që ju keni 1 muaj që zhvilloni seancë pas seancë sa për të thënë.
Unë e kuptoj, ne e dimë këtu se ka një urrejtje të narkorkyeministrit për këtë parlament.
Ai ka vendosur me kohë që të bëjë gjithçka për ta zhbërë dhe për të i ulur peshën këtij parlamenti, sepse siç e keni edhe ju në projektin tuaj, ai kërkon të projektojë në Shqipëri, një republikë kryeministrore ku këta siç i shikon këtu të mos jenë ministra, por të jenë oborrtarë dhe këta të tjerët të gjithë të jenë ushtarë.
Por ne këtu jemi për një axhendë tjetër. Ne jemi këtu për të përfaqësuar popullin opozitar dhe për të kërkuar llogari në emër të shqiptarëve, ju si grup mafioz që jeni”tha ai.