-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet gjyqi për Veliajn, Rama njoftoi KQZ-në me shpejtësi për zgjedhje

Kryesoret

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më datë 10 tetor seancën gjyqësore me të akuzuar ish-kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 30 të pandehur të tjerë, mes të cilëve 12 janë OJF dhe shoqëri.

Shtyrja e seancës së sotme është kërkuar nga avokatët e Veliaj, ndërsa në gjyq nuk ishte paraqitur as avokatja e biznesmenit Elman Abule, një prej të pandehurve, ndodhet në një tjetër seancë gjyqësore.

Seanca ku togat e zeza do të vendosin për kalimin apo jo për gjykim të dosjes është vendosur të zhvillohet më datë 10 tetor.

Ndërkohë që Erion Veliaj ka edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese. Sot u zyrtarizua ankimimi kunder shkarkimit dhe u caktua relatorja me shpejtësi, Sonila Bejtja.

Por qeveria duket e vendosur për zgjedhjet e parakohshme. Qeveria ka njoftuar KQZ-në për vendimin e 25 shtatorit për të shkarkuar Erion Veliajn si kryebashkiak i Tiranës. Pa pritur afatin e ankimimit, shkresa i është depozituar KQZ-së më datë 25 shtator, ditë kur edhe u vendos shkarkimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit