-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tyler Robinson del në gjykatë për vrasjen e Charlie Kirk, prokuroria kërkon dënim me vdekje

Kryesoret

Tyler Robinson 22 vjeç i akuzuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, pritet të paraqitet këtë të hënë në gjykatën e qytetit Provo, Utah, në një seancë kyçe për ecurinë e procesit.

Robinson, i cili u dorëzua vetë në shoqërinë e prindërve, do të vendosë së bashku me avokaten e tij të re, Kathryn Nester, nëse do të kërkojnë një seancë paraprake dëgjimore apo do të kalojnë direkt në aktakuzë zyrtare.

Prokuroria ka njoftuar se do të kërkojë dënimin me vdekje, duke u mbështetur në prova të forta përfshirë mesazhe komprometuese dhe gjurmë ADN-je që e lidhin të pandehurin me krimin.

Charlie Kirk, një nga figurat më të zëshme të krahut të djathtë amerikan dhe themelues i “Turning Point USA”, u vra në rrethana ende të paqarta. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje në arenën politike amerikane, me shumë zëra në të djathtën republikane që e kanë quajtur atë “martir të lirisë”. Presidenti Donald Trump reagoi ashpër, duke fajësuar “të majtën radikale” dhe duke bërë thirrje për masa të forta ligjore.

Ndërkohë, komuniteti republikan vijon të nderojë kujtimin e Kirkut. Një ceremoni përkujtimore pritet të mbahet të martën në Universitetin Shtetëror të Utahut, me pjesëmarrjen e figurave të rëndësishme si guvernatori Spencer Cox dhe senatori Mike Lee.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit