Banka italiane UniCredit dhe ajo austriake Raiffeisen Bank International bashkë me shtatë banka të tjera europiane kanë njoftuar krijimin e një kompanie të re që do të emetojë një kriptovalutë të mbuluar me asete tradicionale dhe të denominuar në euro.
Kompania do të ketë selinë në Holandë dhe do të funksionojë nën mbikëqyrjen e bankës qendrore holandeze, me fillimin e emetimit të kriptovalutës në gjysmën e dytë të vitit 2026. Kjo do të lejojë pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët, në përputhje me rregulloret e Bashkimit Europian.
Synimi është krijimi i një alternative europiane ndaj tregjeve aktuale të kriptovalutave, që dominohen nga SHBA, duke forcuar autonominë strategjike të Europës në fushën e pagesave digjitale.