-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Rama kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese

Kryesoret

Këshilli i Ministrave vuri në lëvizje të martën Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në një faksimile të publikuar në media bëhet me dije se i kërkohet Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.

“Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë… Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor,” thuhet në letrën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Kërkesa e qeverisë për datë zgjedhjesh vjen një ditë pasi kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, ankimoi nga qelia në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, ankimi i Veliajt pezullon vendimin e qeverisë për shkarkim deri në një vendim të Gjykatës.

Bashkitë e Matit, Tepelenës dhe Beratit kanë mbetur pa kryetarë që prej pranverës, për shkak të kandidimit të tyre në listën e deputetëve të Partisë Socialiste. Shpallja e zgjedhjeve në këto bashki zvarritet prej muash, pavarësisht se ligji parashikon si afat maksimal 45 ditë pas njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen më 10 shtator, ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Hasalla e la vendin vakant për t’u bërë ministër.

Shkresa e qeverisë ia lë në dorë Presidentit Bajram Begaj vendimmarrjen për shpalljen e zgjedhjeve, qoftë në të gjashta bashkitë, qoftë në disa prej tyre. Megjithatë, ndërsa për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera nuk duket të ketë pengesa, ato për Tiranën – më të rëndësishmet – do të duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni, ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u nis procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak. Veliaj i ka kundërshtuar akuzat dhe po ashtu ka kundërshtuar vendimin për shkarkim si antikushtetues./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit