Një gjykatë ushtarake në Republikën Demokratike të Kongos ka dënuar me vdekje në mungesë ish-presidentin Joseph Kabila, duke e shpallur fajtor për një sërë akuzash të rënda, përfshirë tradhti, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Vendimi erdhi pasi Kabila, i cili ka udhëhequr vendin për gati dy dekada deri në vitin 2019, u akuzua për përfshirje në vrasje, tortura, përdhunime dhe përkrahje të grupeve rebele. Që prej vitit 2023 ai jeton jashtë vendit, ndërsa së fundmi u pa në Goma – një zonë e kontrolluar nga rebelët, gjë që shtoi tensionet me qeverinë në Kinshasa.
Pas largimit nga pushteti, Kabila kishte ruajtur statusin si senator për jetë, por imuniteti i tij u hoq nga parlamenti, duke i hapur rrugë ndjekjes penale. Gjykimi në mungesë dhe dënimi me vdekje shënojnë një zhvillim të paprecedent për një ish-kreu shteti në Kongo.