Policia e Sienës arrestoi një 41-vjeçar banues në Poggibonsi, pasi e kapën duke fshehur rreth 200 gramë kokainë brenda kavanozave në një zonë pyjore pranë San Gimignanos.
Droga ishte paketuar me kujdes në kavanoza të mbyllur hermetikisht dhe të mbushur me oriz për të shmangur lagështinë.
Një sasi tjetër prej rreth 17 gramësh u gjet në automjetin e tij, i cili u monitorua nga policia për disa ditë.
Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan mbi 6,600 euro para cash, që dyshohet të jenë fitime nga trafiku i drogës. I arrestuari, me precedentë të mëparshëm penalë, u dërgua në burg dhe do të përballet me drejtësinë









