-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OSBE dhe SPAK forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri

Kryesoret

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Michel Tarran u takua sot me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, për të riafirmuar angazhimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve.

Në fokus të bisedimeve ishin përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe trajtimi i çështjeve të krimeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Tarran theksoi rëndësinë e rolit të SPAK-ut në sistemin e drejtësisë dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për mbështetje të vazhdueshme, përfshirë programet e trajnimit në parandalimin e pastrimit të parave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në hetime të ndërlikuara.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte numri i lartë i të paraburgosurve në vend dhe kërkimi i zgjidhjeve afatgjata.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për të avancuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit