Nga 1 tetori, pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë një rritje të vogël të pensionit, pas vendimit të qeverisë për indeksimin me 2.5%.
Megjithatë, kjo shtesë modeste është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile, veçanërisht nga Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, i cili e cilëson këtë si një veprim që nënvlerëson nevojat reale të të moshuarve.
“Qeveria ka vendosur t’i rrisë pensionet me 2.5%: dy shishe qumësht në muaj dhe një tallje e madhe me mbi 700,000 pensionistë. Gjatë fushatës Edi Rama premtoi se në krye të katër viteve pensioni mesatar do të bëhej 400 euro, çka nënkupton se rritja e përvitshme duhet të ishte mbi 50 euro. Të nderuar pensionistë! Edhe sa do të duroni?!” shkruan Qori në rrjetet sociale ku i fton pensionistët të dalin në protestë.