Kryeministri Edi Rama njofton se nga dita e sotme pagesa e taksave të mjeteve do të bëhet online.
Rama shprehet se pagesa do të bëhet në e-Albania, ndërsa ka publikuar edhe një video ilustruese.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kreu i qeverisë.