-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar kundër Presidentit Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.

“Presidenti në rolin e noterit politik – Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit”

Tirana ka parë shumë dekada të trishta, por dekretimi i sotëm për zgjedhje të pjesshme pa një bazë kushtetuese të qartë është një akt që nuk i shërben demokracisë, por interesave të një njeriu të vetëm – Kryeministrit !

Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i mazhorancës. Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, ai ka përqafuar rolin e interpretuesit selektiv të dëshirave të Kryeministrit, duke e futur procesin zgjedhor në Tiranë në një labirint kushtetues pa dalje.

Akti i tij është një përkulje, jo ndaj ligjit, por ndaj frikës politike që ka kapluar qeverinë. Dekreti i sotëm nuk është produkt reflektimi institucional, por pasojë e një urdhri partiak të marrë në një zyrë ku mungon fryma republikane.

E përsëris: nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme kur për dekretet vendoset me telefon, jo me kushtetutë. Tirana meriton më shumë se sa një farsë të orkestruar nga pushteti që kërkon të mbijetojë mbi rrënojat e shtetit ligjor.

Bajram Begaj na e futi te gjithëve  per tejkalim të fantazise! Historia do ta mbajë mend këtë ditë jo për drejtësinë e saj, por për shkeljen brutale të çdo norme kushtetuese” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit