-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde në Prizren, konfiskohen prona dhe lokale

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të identifikuar me inicialet L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., të cilët dyshohen për marrje fajde në vlerë totale prej 1.4 milionë eurosh.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë prona dhe lokale afariste nga personat që nuk kanë mundur të shlyejnë borxhet.

Në disa raste, ata kanë përdorur edhe metoda presioni dhe mbajtje të armëve pa leje për të detyruar kthimin e borxheve.

Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e 21 banesave dhe lokaleve të përfituara në mënyrë të dyshimtë. Mes të akuzuarve, L.M. dhe Xh.K. dyshohen edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa D.G. për veprën e detyrimit.

Në disa raste, personat e dëmtuar janë detyruar të japin prona me vlerë të lartë për të shlyer borxhe me kamatë të konsiderueshme. Prokuroria kërkon dënime me burg dhe gjoba sipas Kodit Penal të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit