-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kufizime në komunikim për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane

Kryesoret

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se, për shkak të pezullimit të përkohshëm të qeverisë në SHBA, aktiviteti në rrjetet sociale do të jetë i kufizuar.

Përditësimet do të bëhen vetëm në raste urgjente që lidhen me sigurinë.

Ndërkohë shërbimet për viza dhe pasaporta do të vijojnë sipas mundësive.

Ndërkohë Ambasada Amerikane njofton se përgjatë kësaj periudhe “shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive”.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Instagram nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, informoi Ambasada e SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit