-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nard Ndoka: Presidenca të kthehet në azil

Kryesoret

Ish-deputeti Nard Ndoka ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Begaj për dekretimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë, kur Kushtetuesja pezulloi shkarkimin e Erion Veliajt.

“Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës.

Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit.

Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat e thyera të prekur nga Alzheimeri.

Noterija presidenciale të zhvendoset tek kioskat e mbetura përballë Piramidës së Enverit, aty ku turpi historik takohet me talljen e ditës.

Kjo nuk është më Republikë, por një komedi notariale, ku firmoset jo ligji, por mjerimi kushtetues e politik” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit