Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën dëgjimore për procedimin disiplinor ndaj magjistratit A.K., të nisur nga ILD-ja më 31.07.2025.
Në seancë ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, inspektorja Lindita Ziguri dhe vetë magjistrati.
Këshilli rrëzoi kërkesën për masën disiplinore “Vërejtje publike” ndaj A.K.
Po ashtu, për procedimin ndaj magjistratit B.S., Këshilli caktoi seancën dëgjimore më 27 tetor 2025, në orën 10:00.