-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një muaj pas inaugurimit, rruga Qafë Pllokë-Qukës shembet, Berisha dhe Blushi akuzojnë qeverinë për punime të dobëta

Kryesoret

Një muaj pas inaugurimit të rrugës së re Qafë Pllokë – Qukës, shirat e dendur shkaktuan dëme të mëdha, me pjesë të rrugës që u shembën për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Sali Berisha reagoi menjëherë në Facebook, duke publikuar foto të dëmtimeve dhe duke kritikuar qeverinë e Edi Ramës për cilësinë e dobët të punimeve.

Berisha në post shkruan: “Një muaj pas inagurimit.”

Reagim për situatën ka dhënë edhe Ted Blushi, i cili shpreh të njëjtin shqetësim si Sali Berisha lidhur me gjendjen e rrugës dhe cilësinë e punimeve.

Blushi: Një muaj pas inaugurimit u shemb sot rruga e florinjtë, Qukës – Qafë Pllocë. Rrugët e florinjta janë kthyer në gropa të zeza të korrupsionit. Po vidhni popullin më të varfër në rajon me rrugë 10 fish më të shtrenjta se në BE por pa standarde.

Rrugët po shemben nga korrupsioni i përbindshëm. Kush mban përgjegjësi për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Pllocë. Taksat po përfundojnë në “rrugë kashte” pa standarde por që gllabërojnë dhjetëra milion euro.

Nuk keni fonde për rritjen e pensioneve dhe pagave sepse doni të vidhni me rrugë të florinjta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit