-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti grek diskuton grevën e babait që kërkon drejtësi për të birin: Kërkesa është e drejtë

Kryesoret

Greva e urisë e Pano Ruçit, babait të 22-vjeçarit Denis Ruçi që humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit, ka hyrë në vëmendjen e Parlamentit grek. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias, u shpreh publikisht në mbështetje të Ruçit, duke theksuar se “është e drejtë e një babai të kërkojë hetim për vdekjen e të birit”.

Reagimi erdhi pas akuzave të kreut të opozitës, Sokrates Famellos, për neglizhencë nga ana e qeverisë greke.

Ndërkohë, Gjykata e Larisës ka pranuar kërkesën për zhvarrosje dhe ekspertizë të re mjeko-ligjore, pasi familja dyshon se trupi i varrosur nuk është i Denis Ruçit. Procesi do të zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa Pano Ruçi ndodhet në javën e katërt të grevës së urisë para Parlamentit, me gjendjen shëndetësore në përkeqësim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit