-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin paralajmëron Evropën: Rusia do të reagojë ndaj çdo provokimi

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska do të reagojë menjëherë ndaj çdo provokimi nga Evropa, duke e cilësuar situatën aktuale si “militarizim histerik” të kontinentit. Megjithatë, ai theksoi se Rusia nuk ka synim të sulmojë NATO-n, ndërsa akuzoi elitat politike evropiane për përhapje paniku dhe retorikë të pabazuar mbi një konflikt të mundshëm.

Putin theksoi se çdo veprim i mundshëm i Rusisë buron nga nevoja për siguri kombëtare, dhe paralajmëroi për “kundërmasa” nëse rritet prania ushtarake në Evropë, veçanërisht në Gjermani. Ai shtoi: “Rusia nuk duhet provokuar, dobësia nuk është e pranueshme.”

Në fund, presidenti rus la hapur mundësinë për dialog, duke u shprehur se ende beson se “vullneti i mirë do të mbizotërojë” në përpjekjet për paqe në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit