Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dytë të të Këshillit të ri të Ministrave të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit ka bërë sërish ndryshime në kabinetin qeveritar në rangun e zv/ ministrave.
-Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
-Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Financave
-Erjona Bejleri, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë








