-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 2 mitur në Kamzë, qëlluan me thikë 3 shokët e gjimnazit

Kryesoret

Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur dje në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamzë, ndërmjet pesë 16-vjeçarëve përpara gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’. Arrestohen 2 të miturit që qëlluan me thikë dhe me grushte, 3 të miturit e tjerë, që janë të plagosur.

Por si ndodhi ngjarja? Të miturit e arrestuar sipas policisë qëlluan me thikë dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar. Arsyet e sherrit ende nuk dihen.

Njëri prej të dëmtuarve është aktualisht në kujdesin e mjekëve, ndërsa 16-vjeçari tjetër, jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuari i 3-të, është larguar në banesë, me dëmtime të lehta.

Punohet për gjetjen e mjetit prerës të përdorur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit