Policia e Tiranës arrestoi një 43-vjeçar gjatë një kontrolli rutinë në bulevardin “Zhan D’ark”. Gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, në posedim të tij u gjetën 12 doza me kokainë, të cilat u sekuestruan.
Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe është në pranga nën hetim të mëtejshëm nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve.
Operacioni u krye si pjesë e përpjekjeve të policisë për të goditur aktivitetet kriminale dhe trafikun e drogës në kryeqytet.








