Një çift shqiptar, një 40-vjeçar dhe një 52-vjeçare banues në Altamura të Italisë, u arrestuan gjatë një operacioni të policisë së Barit kundër trafikut të drogës në rajonin e Puljas.
Në një kontroll përgjatë autostradës SS 613 pranë Leçes, oficerët gjetën mbi 17.4 kilogramë kokainë të pastër të fshehur në funde të dyfishta në makinën e tyre, si dhe një pistoletë gjysmëautomatike me karikatorë dhe municione.
Hetimi nisi më 1 tetor dhe u shtri edhe në banesën dhe garazhin e të arrestuarve, ku u gjetën mjete për paketimin e drogës dhe sasi shtesë narkotikësh. Vlera e drogës në treg kap vlerën mbi 2 milionë euro.








