Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me admiralin e NATO-s Stuart B. Munsch në Prishtinë, ka theksuar sfidat e sigurisë dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, veçanërisht në veri të vendit.
Ajo ritheksoi rëndësinë e rolit të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, për parandalimin e përshkallëzimeve dhe ruajtjen e paqes.
Osmani falenderoi NATO-n për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë partner i besueshëm i botës demokratike.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta që nga fundi i vitit 2023, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri nga një grup i armatosur serb.
/5pyetjet.al