Pano Ruçi shqiptari që ka protestuar në grevë urie para Parlamentit të Athinës për 19 ditë, ka përfunduar në spital sot për ekzaminime shëndetësore.
Ai ka humbur 10 kilogramë gjatë kësaj periudhe, por mjekët raportojnë se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën.
Ruçi refuzoi shtrimin në spital dhe doli me vullnet të tij. Ai po kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, një nga viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi.


 
                                    





