Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Tiranë, duke kërkuar një përpjekje maksimale në përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, me fokus të veçantë Bashkinë e kryeqytetit.
Gjatë takimit u vendos ndarja e zonave të përgjegjësisë për deputetët dhe ish-deputetët, duke i ftuar ata të jenë aktivë dhe prezent në terren për të mbështetur fushatën.
Në përpjekjen për të siguruar një fitore bindëse, në fushatë do të përfshihen edhe disa ministra të qeverisë, të cilët do të ndihmojnë në organizimin elektoral dhe mobilizimin e votuesve. Rama nënvizoi se data e zgjedhjeve është një vendim i marrë nga Presidenti Bajram Begaj dhe theksoi rëndësinë e një rezultati të fuqishëm për PS-në.