Stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme kanë goditur zonat juglindore dhe veriperëndimore të Bullgarisë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe humbje jete.
Në vendpushimin bregdetar Elenite, tre persona kanë ndërruar jetë, ndër të cilët një roje kufitare dhe një shofer traktor, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të konsiderueshme.
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa komunitete dhe po përdorin dronë për kontrollin e zonave të përmbytura.
Ambientalistët paralajmërojnë se ndërtimet e pakontrolluara përgjatë Detit të Zi përkeqësojnë efektet e fatkeqësive natyrore.
/5pyetjet.al









