Sali Berisha: Kam sjellë këtu jo kllounadën e tij me paqen e Kaukazit por deklaratat e tij zyrtare për të kuptuar se hipokriti dhe i pakarakter është. Në datë 1 shtator 2025 në forumin e Bled-it në Slloveni, kukulla e Soros, Ramaduro theksoi: Askush nuk mund të thotë se ka ndonjë lloj paraqartësie por besoj se Europa nuk duhet të presë se cfarë do të ndodhë në anën tjetër të Oqeanit për planin e paqes.
Europa është mbi të gjitha, paqja, kultura e paqes, paqja në kulturë. Sipas tij, Europa paq nuk duhet të pyesë, SHBA, luftë, apo Europa kultura e paqes paçka ka shkaktuar dy tragjeditë më të mëdha, luftën e parë dhe të dytë, qenka kultura e paqes, kurse ato urët e zjarrit del se kanë ardhur përtej Atlantikut. Ky njeri, cfarë thotë mbrëmë, pasi kllounada e tij u bë botërore, pasi mediat i kërkuan shtëpisë së bardhë që të prononcohet.
Mbrëmë në darkë, pasi përqeshi gjithë ditën në sallën e samitit dhe gjithë mediat, Ramaduro shkruan; prandaj ta themi troç, e vërteta është se Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën paqe në fjalorin e perëndimit pas shumë vitesh.
Pra mbani mend pak Bled-in por tani fjalën paq, e riktheu në fjalor pas kaq vitesh në Perëndim, presidenti Trump. Pyetja ime për cdo shqiptar është; a mund të përfaqësojë ju një kloun i shpifur si ky, i turpshëm, ordiner?
Mediat amerikane publikuan dje fotot e McGonigal në zyrë me Ramaduron në kohën kur ai bënte gjahun kundër Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij në 2017. Mediat kujtuan se nga zyra e Ramës u paguan 225 mijë dollarë
Ky (Altin Dumani) i papërgjegjshëm mbyll dosjen dhe nuk guxon që të thërrasë Edi Ramën, nuk guxon që ti japë atë që meriton Dorian Duçka, i cili të dhënat më sensitive të FBI-së i mori nga McGonigal dhe ia dërgoi palës kineze. Për Altin Troplinin kjo nuk ka rëndësi.