Tirana tregoi forcën dhe superioritetin në derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Partizanin me rezultatin bindës 0-3 në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë e trajnerit Roberto Bordin dominuan ndeshjen, duke marrë një fitore që i jep frymëmarrje dhe moral për vazhdimin e kampionatit.
Takimi nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, me Partizanin që u shfaq më kërkues në minutat e para, por pa mundur të konkretizojë asnjë aksion.
Tirana ndëshkoi në rastin e parë të mirë, kur mbrojtja e të kuqve u tregua e pasigurt dhe Falaje përfitoi, duke shënuar golin e parë.
Më pas erdhi edhe penalltia e fituar nga Patsatsia, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin.
Në pjesën e dytë, bardheblutë nuk ndalën dhe Tabeku shënoi golin e tretë, duke vulosur një mbrëmje perfekte për Tiranën në derbin e parë të këtij sezoni.








