Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Loredanës dhe reperit të njohur Don Xhoni po marrin hov, pas vërejtjes së një unaze ari në dorën e saj gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Ky detaj, i krahasuar me një unazë të ngjashme që reperi ka mbajtur më parë, ka ndezur spekulimet në rrjetet sociale, edhe pse të dy nuk kanë dhënë ende asnjë koment zyrtar.
Fansat janë të bindur se mes tyre mund të ketë më shumë se një miqësi.