Mbledhja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Anëtarët e opozitës bojkotuan mbledhjen, duke kërkuar shtyrjen e saj deri ditën e hënë, me qëllim që të shqyrtohet edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme.
Në mbledhje ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, çka e bën të pamundur marrjen e vendimeve, pasi nuk plotësohej numri i nevojshëm për të zhvilluar punimet.
Ndërkohë, më 9 nëntor, Presidenti ka dekretuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në gjashtë bashki të vendit.