Partia Demokratike pritet të mbledhë sot Kryesinë, me fokus diskutimet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor.
Në këtë mbledhje do të raportojë grupi i punës mbi ecurinë e bisedimeve me aleatët për mënyrën e përfaqësimit në zgjedhje.
Gjithashtu, do të diskutohet edhe organizimi i fushatës në 6 bashkitë që hyjnë në proces, përfshirë edhe Tiranën, ku PD ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat.