Kryeministri Edi Rama njofton se në podkastin “Flasim” që do transmetohet nesër e ftuar do të jetë kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.
“Kam lindur në Tiranë, me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operës dhe Baletit. E shihja kiminë si përbashkimin e logjikës dhe të imagjinatës. Është jo e lehtë të flasësh për veten“, tha ajo.
Videoja mbyllet me Ramën duke i deklaruar me siguri Manastirliut se do të jetë kryebashkiakja e re e Tiranës, e si e ndjen ajo këtë detyrë.