-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji nga Korça: Do të kthehem për t’u ringritur me shumë dinjitet

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është takuar me strukturat dhe mbështetësit e PD-së në qytetin e Korçës, të cilin e cilëson si “shtëpinë e tij politike”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu falënderime për ata që e kanë mbështetur dhe theksoi se ky rikthim i jep energji për betejat politike që e presin.

Korçë takova me falënderim e mirënjohje miqtë dhe mbështetësit që më kanë dhënë e më japin forcë të pashtershme.

Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë.

Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.

Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit