-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK merr në dorë hetimin për Bankers Petroleum, pas dyshimeve për përfshirje të zyrtarëve të lartë

Kryesoret

Hetimi për dosjen e Bankers Petroleum kalon në SPAK, pasi Prokuroria e Fierit shpalli moskompetencë, për shkak të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të shtetit në çështje.

Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompentencë për dosjen e Bankersit duke i kaluar hetimet e mëtejshme Prokurorisë Speciale SPAK.

Mësohet se shkak për këtë lëvizje është bërë se në hetimet janë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë dhe implikim të tyre në këtë çështje, të cilët kanë kompetencë e SPAK për t’u hetuar dhe jo prokuroria e zakonshme.

Prokuroria e Fierit nisi aksionin në Bankers me 3 korrik KU U VENDOSËN 14 MASA SIGURIE, mes tyre në pranga ranë CEO-s aktual, Hongping Xiao, dhe ish-drejtuesit të Bankers, Leonidha Çobo.

Prokuroria e Fierit kishte paraqitur si prova në gjykatë bilancet ekonomike të viteve të fundit të Bankers Petroleum, ku sipas organit të akuzës, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm në formën e mosshlyerjes së detyrimeve tatimore prej 110 milionë lekësh të reja.

Sipas akuzës, kompania kishte eksportuar dhe shitur 532 miliardë lekë naftë apo rreth 5 miliardë euro, por kishte deklaruar humbje në shumën 11 miliardë lekë apo rreth 110 milionë euro përgjatë gjithë periudhës. Prokuroria e mori indicien nga një hetim i Drejtorisë së Hetimit Tatimor, sipas së cilës kjo humbje vjen për shkak se kompania ka “rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese”.

Kompania ka mohuar në vazhdimësi akuzat ndërsa tanimë do të jetë në dorën e SPAK hetimi i çështjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit