Kryeministri britanik Keir Starmer ka përshëndetur pranimin e planit amerikan për paqen në Gaza nga ana e Hamasit.
Në një deklaratë zyrtare, ai theksoi mbështetjen e Britanisë për përpjekjet e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të siguruar lirimin e pengjeve dhe ndihma humanitare.
Starmer bëri thirrje që të gjitha palët të zbatojnë marrëveshjen pa vonesë dhe njoftoi gatishmërinë e Britanisë për të mbështetur negociata të mëtejshme për një paqe të qëndrueshme.
“Pranimi nga Hamas i planit amerikan të paqes është një hap i rëndësishëm përpara. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e Presidentit Trump, të cilat na kanë afruar më shumë se kurrë më parë drejt paqes. Tani ekziston një mundësi për t’i dhënë fund luftimeve, për kthimin e pengjeve në shtëpi dhe për t’i çuar ndihmat humanitare atyre që kanë aq shumë nevojë për to. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë marrëveshjen pa vonesë. Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët tanë, është gati të mbështesë negociata të mëtejshme dhe të punojë drejt një paqeje të qëndrueshme si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët.”, shkruan ai.