-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kërcënon Hamasin: Nuk toleroj vonesa!

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump paralajmëron Hamasin që të “veprojë shpejt, përndryshe çdo marrëveshje bie”. Reagimi vjen në një moment kur Hamasi ka deklaruar se do të lirojë të gjithë pengjet izraelite që ndodhen ende në Gaza.

“E vlerësoj faktin që Izraeli ka ndalur përkohësisht bombardimet për t’i dhënë mundësi lirimit të pengjeve dhe arritjes së një marrëveshjeje paqeje. Hamas duhet të lëvizë shpejt, përndryshe çdo marrëveshje bie”, tha presidenti amerikan në një postim në Truth Social.

“Nuk do të toleroj vonesa, të cilat shumë mendojnë se do të ndodhin, apo ndonjë rezultat ku Gaza paraqet sërish kërcënim. Ta përfundojmë këtë, SHPEJT. Të gjithë do të trajtohen me drejtësi”, shtoi Trump.

Komentet e presidentit vijnë pas tre sulmeve ajrore të ndara mëngjesin e sotëm mbi qytetin e Gazës, ku njëri prej tyre ka shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit