Gjergj Tusha, 65 vjeç, është gjetur i pajetë pasditen e së premtes pranë hidrovorit në Talë, në afërsi të lumit Mat, në Pllanë të Lezhës.
Trupi i tij u zbulua rreth orës 17:30, pasi familjarët kishin raportuar humbjen e kontaktit me të që prej orës 14:40.
Sipas të dhënave paraprake, viktima kishte shenja dhune dhe një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.