Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë qytetit të Kalamatës, në Greqi, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri.
Viktimat janë një grek, rreth 70 vjeç, që ishte pronar i një kampingu në zonën ku ndodhi krimi, dhe një shqiptar, i cili është qëlluar nga pas, teksa përpiqej të largohej për t’i shpëtuar atentatit
Raportimet e para flasin për një autor të vetëm, një i ri që dyshohet se u afrua në mënyrë të papritur dhe hapi zjarr ndaj dy viktimave, nga një distancë e afërt.
Ndërkohë, mësohet se pronari grek i biznesit kishte qenë më parë objekt i një sulmi, por nuk kishte identifikuar ndonjë të dyshuar përpara autoriteteve.