-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Veliaj u burgos në mënyrë të padrejtë

Kryesoret

Në episodin e parë të sezonit të pestë të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama komentoi situatën politike në Tiranë dhe zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e kryeqytetit që do të mbahen më 9 nëntor. Ai e cilësoi largimin e Erion Veliajt nga detyra si një domosdoshmëri për qytetin, por kritikoi ashpër mënyrën se si u krye arrestimi i tij.

“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashkive të tjera do të votojnë për kryetarët e rinj. Të tjerat janë zgjedhje normale, por në Tiranë janë të jashtëzakonshme, dhe jo vetëm sepse është kryeqyteti. Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, u çua në paraburgim dhe mbahet ende prej muajsh, mes një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje mbi standardet që duhen respektuar. Kjo nuk është drejtësi që ndihmon shtetin, është një formë e paqartë e veprimit që lë shije të keqe”, tha Rama gjatë podkastit.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se procesi ndaj Veliajt nuk duhet të përdoret për të goditur një institucion si Bashkia e Tiranës, duke paralajmëruar se do të jetë qytetari ai që do të vendosë me votë për drejtimin e ardhshëm të kryeqytetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit