Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se epidemia e Ebola-s në Afrikë pritet të përkeqësohet përpara se të vihet nën kontroll.
Ai e cilësoi situatën si shumë serioze, duke theksuar se organizata po rrit ndërhyrjet në terren dhe po dërgon ndihma mjekësore në zonat e prekura.
Sipas tij, izolimi i rasteve dhe gjurmimi i kontakteve janë thelbësore për frenimin e përhapjes, por virusi aktualisht po përhapet më shpejt se reagimi.
Në Kongo janë raportuar mbi 900 raste të dyshuara dhe më shumë se 200 viktima nga Ebola, ndërsa dhjetëra raste janë konfirmuar laboratorikisht.









