Këshilltari për Çështjet Ekonomike PD dhe njëkohësisht N/Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, denoncon dështimin dhe braktisjen e projekteve të investimeve në bashkinë e kryeqytetit.
KUR TË VOTONI NË 9 NËNTOR PYESNI VETEN – KU SHKUAN TAKSAT E TIRANËS
120 milionë euro, në vetëm 8 muaj, janë marrë nga xhepat e familjeve dhe bizneseve nga taksat e tarifat vendore të rritura ndër vite.
Por ku kanë shkuar këto para? Shkuan për paga dhe shpenzime operarive të një administrate super të fryrë, por jo për investime në dobi të kryeqytetit.
Vetëm 24% e planit 8-mujor të investimeve është realizuar, madje investimet në programet kryesore të Bashkisë janë braktisur:
- Mbrojtja nga zjarri dhe mbrojtja civile – vetëm 6% realizim investimesh
-
Mbështetja për zhvillimin ekonomik – vetëm 10%
-
Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorëve – vetëm 2%
-
Rrjeti rrugor rural – vetëm 23%
-
Transporti publik – vetëm 6%
-
Arsimi bazë (përfshirë parashkollorin) – vetëm 41%
-
Arsimi i mesëm – vetëm 50%
-
Strehimi social – vetëm 7%
-
Dhe “qershia mbi tortën e braktisjes” ujitja dhe kullimi në fshatrat e Tiranës – 0 investime, zero absolut!
Qytetarët paguajnë çdo ditë më shumë, ndërsa bashkia ofron më pak.
Kjo është fytyra e paaftësisë dhe abuzimit!
Ndaj kur të votoni, kujtoni këto fakte. Kujtoni 120 milionë eurot që dolën nga xhepi juaj vetëm në këto 8 muaj dhe mungesën e çdo investimi real në qytet e fshatrat e Tiranës.