-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Po hull ca viktima’- Përgjimet e ‘Rrumit’: I pari Luli, Cekja, pastaj ky legeni Lenti

Kryesoret

Zbardhen përgjimet në dosjen e grupit të Shijakut që zbuloi vrasjen e Edmir Bregut dhe tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. Grupi Avdylaj kishte porositur eliminimin e Edmir Bregut për hakmarrje, nga ana tjetër grupi i Rrumit të Shijakut, i njohur ndryshe edhe si Aleksandër Laho, bashkëpunonte me këtë grup për të ekzekutuar kundërshtarët e tij, ndërsa në këmbim u premtonte prona në Durrës, të cilat ua merrte fshatarëve përmes tjetërsimit. Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc, dokumentohen episode sesi Elidon alias Aldo Avdylaj në bashkëpunim me Ermir Dedjan dhe Astrit Balliun alias Astrit Avdylaj, sesi japin porosi e vendosin gjoba në zonë për të trembur të tjerët.

Pjesë nga përgjimet

Në datën 14 shtator 2020, ora 13:17, Elidon Avdyli ka zhvilluar me Aleksandër Lahon një bisedë të gjatë në lidhje me goditjen e anëtarëve të “grupit të Durrësit”, siç e quajnë bashkëbiseduesit. Në orën 13:49, Aleksandri i ka shkruajtur Elidonit që Lenti, duke iu referuar Plaurent Dervishi, mendon se e kanë gjuajtur Elidoni me Kaleshin (Arben Mërkurin) ndaj duhet të bëjnë kujdes pasi Lenti mund t’i gjejë më kollaj se ç’mund të gjejë Pojën. Elidoni i është përgjigjur se ishte në dijeni pasi Dorjani i ka thënë që Lenti vetëm atij dhe Kaleshit u frikësohet.

Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se ai kishte organizuar goditje për t’i rënë Malokut dhe Kokalarit dhe se brenda javës ata do të jenë të kallur (varrosur). Elidoni shkruan se i ka thënë edhe çunit të Pojës që ta fillojnë ku të duan dhe se goditjen e parë është gati ta bëjë vet.

Rumi i është përgjigjur se koka e grupit është Luli (Lulzim Berisha), Cekja (Edmond Çekiçi) dhe pastaj Lenti dhe se ata e xhirojnë lojën në qytet ndërsa të tjerët janë të parëndësishëm. Elidoni i shkruan që duhet të bëjnë Lulin por Rumi i shkruan se meqë Luli po qëndron pasiv mos ta ngacmojnë por të bëjnë Ceken pasi është truri i tyre në terren. Biseda në lidhje me organizmin e vrasjes së “Malokut është si vijon: 40

Elidon Avdyli- Na erdhi ai dorjano. Na tha. Vet ke un e ke kaleshi. Eka fryken. Ju ka tmerr tha. Vetem per ne fol. Me godit. Ai.

Aleksander Laho-se poja ka rjeshta me shum dhe poja luan dhe keq.

Elidon Avdyli- Un qesh me cuni e pojes ifola ca gjona. Presim tani. Ne me pun gja dun me me nimu.

Aleksander Laho- se poja ka fis njerez, etj etj nipa, se ksaj pune do i vi fundi nje grupi esht siguro. qe nje grup do iki, do jet perplasje, siguro,

Elidon Avdyli-Po un e vlla ket jav kam organize. Godije vet.

Aleksander Labo- por po ti binte dhe shteti ishte ndihme e madhe per neve.

Liridon Avdyli- Me malokun me kokalirn. Me kismet allahut. Ket jav. Do t bi. Pa i hull ca viktima… Zor se i shkaterroo

Aleksander Laho-Shiko se hapet loj e gjere

Elidon Avdyli-Po vlla jam prag vdkejs kahu si ka plas

Aleksander Laho- ata pa u pastru themeli grupit ktyre ata jan pa peshe pastaj, tregohu i zgjuar

Elidon Avdyli-Vetem kjo po na shpetoj. Un skam aq forc me emajt. Koh tgjat diku. Do mkapin. Pa nejta kahu cunit pojes ithash hajde ja fillojm. Ku doni ebej un tparen.

Aleksander Laho-shoku koka grupit esht luli i pari, cekja, pastaj ky legeni lenti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit