Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ku një person është plagosur me armë zjarri nga dy autorë të dyshuar ende të paidentifikuar.
Viktima është dërguar në QKUK dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.