Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Rusia zhvilloi një sulm masiv me raketa dhe dronë në rajonin perëndimor të Lvivit, afër kufirit me Poloninë.
Goditjet ishin intensive dhe për disa orë sistemi i mbrojtjes ajrore i Ukrainës punoi intensivisht për të zmbrapsur sulmet.
Si përgjigje, Polonia, vend anëtar i NATO-s, ngriti në nivel të lartë gatishmërinë e forcave të saj ajrore dhe tokësore për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe për të parandaluar kërcënimet e mundshme nga dronët rusë.
Rusia kryen sulm të gjerë ajror në Lviv, Polonia rrit gatishmërinë ushtarakeAutoritetet polake njoftuan se patrullat ajrore dhe sistemet e mbrojtjes janë në gatishmëri maksimale për të siguruar sigurinë e vendit dhe aleatëve.